Pep Guardiola dhe Antonio Rudiger u bënë protagonistë të një përplasjeje verbale në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kampioneve që konfirmoi eliminimin e Manchester City nga ana e Realit të Madridit në 1/8 e finaleve të kompeticionit.

U desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë dhe stafit në mënyrë që të evitohej përshkallëzimi i situatës dhe të kalohej në kontakt fizik mes protagonistëve. Debatet e forta shpërthyen gjatë përshëndetjes rutinë në fundin e ndeshjes.

Pavarësisht  se në fillim ishte e qetë, klima u përkeqësua shumë shpejt dhe Guardiola, duke u larguar nga zona e nxehtë e mbylli në distancë këtë përballje me një gjest të qartë sfidues duke dërguar dy puthje sarkastike në drejtim të Rudiger, teksa ky i fundit po shoqërohej drejt dhomës së zhveshjes.

Por më pas as Rudiger dhe as Guardiola nuk dhanë asnjë shpjegim në lidhje me këtë përplasje mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB