Pushimet e Pashkës këtë vit do të jenë shumë më të gjata në Botërorin e Formula 1. Janë pushime të imponuara nga lufta ne Iran që kërkoi një riorganizim të kalendarit dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë përsa kohë që në atë pjesë të botës vazhdohen të hidhen raketa e dronë.

Ndalesa e radhës e kampionatit do të jetë në Japoni dhe pas kësaj skuadrat do të jenë të sigurta në Evropë dhe do të jetë koha e analizave. Cmimi i Madh i Japonisë do të jetë për pak kohë transferta e fundit, deri në fundjavën e 1-3 majit kur skuadrat do të kalojnë në anën tjetër të Atlantikut, pikërisht në Miami. Në maj kampionatin e pret një kalendar i ngjeshur dhe shumë pak pushime. Muaji prill në këtë pikë, pas anulimit të garave te Bahreinit dhe Arabisë Saudite shihet si një kohë shtesë për skuderitë për të punuar dhe studiuar të dhënat e grumbulluara nga 3 garat e para të sezonit. Njësitë e fuqisë së motorit të 2026 janë krejtësisht të reja dhe kështu punë për t’u bërë me to, ka.

Testet e zhvillimit në pistë gjatë sezonit janë të limituara, por mundësitë për të ndërhyrë nuk mungojnë. Skuadra si Ferrari mund të shfrytëzojnë punën në Simulator dhe në galerinë e erës për të evoluar zgjidhjet aerodinamike, si krahu ‘Macarena’, ndërsa përsa i përket njësisë së fuqisë së motorit, hyn në lojë sistemi ADUO. Bëhet fjalë për një mekanizëm që parashikon llogaritjen e një indeksi të paraqitjes vetëm të motorit termik përmes analizës së të dhënave telemetrike të mbledhura gjatë fundjavës së garës. Nëse diferenca në paraqitje rezulton mes 2 dhe 4%, konstruktori ka të drejtën e një përditësimi shtesë të motorit, nëse ky hendek kalon 4%, përditësimet bëhen 2

Me shumë mundësi shumica e konstruktorëve do të hyjnë në laboratorë pët të vlerësuar ndërhyrjet dhe si do të ndërhyhet për të rinisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkaq, ka nga ata që nuk mund të rrinë dot larg pistave të garave. Max Verstappen, shumë polemik me Formula 1 në këtë moment, ka bërë të ditur se në mesin e muajit maj do të marrë pjesë në garën 24 Orë të Nurburgring me një Mercedes GT3. Pushimet e muajit prill do t’i japin mundësi pilotit holandez të stërvitet me 2 gara prej 4 orë secila që do të mbahen në 18 e 19 prill, data kur Formula 1 duhej të garonte në Arabinë Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB