Champions League/Iu ka shënuar 41 skuadrave, Lewandowski lë pas legjendën Lionel Messi
Paris Saint Germain u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve pasi eliminoi Chelsea duke e mundur në të dyja ndeshjet. Por ky sukses hidhërohet për klubin parizien nga lajmi për dëmtimin e Bradley Barcola i cili do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë.
Barcola u dëmtua në kaviljen e djathtë në sfidën e zhvilluar në Stamford Bridge dhe kampionët e Evropës nëpërmjet një komunikate për shtyp bënë të ditur se futbollist ka një dëmtim të rëndë në ligamente.
I zëvendësuar në minutën e 59, Barcola shënoi golin e dytë të Paris Saint Germainit në fitoren 3-0 ndaj Bluve të Londrës me klubin transalpin që e mbylli përballjen me londinezët me rezultatin e përgjithshëm 8-2.
Ky dëmtim mund ta mbajë Barcola jashtë skuadre në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe ky nuk është një telash i vogël për Luis Enrique dhe stafin e tij.
Top Channel