PSG dhe Luis Enrique, me ‘dhimbje koke’, Barcola jashtë fushave të lojës për disa javë
E vetmja notë pozitive që Milani mori nga ndeshja e humbur me Lazion ishte sqarimi mes Christian Pulisic dhe Rafael Leaos. Portugezi në mbrëmjen e Olimpicos më shumë u përfol për polemikat për daljen nga fusha e lojës në momentin e zëvendësimit sesa për lojën e tij. Por çfarë ndodhi?
Sulmuesi shpërtheu në momentin e zëvendësimit dhe në fillim dukej se ishte pikërisht ky shkaku, aq sa ai refuzoi edhe përqafimin e Allegrit, por më pas doli edhe shkaku i vërtetë i zemërimit të luzitanit.
Leao, ishte i shokuar për zëvendësimin, por fillimisht ishte i irrituar me shokët e skuadrës e në mënyrë të veçantë ai e kishte inatin me Pulisic dhe Pavlovic. ‘Duhet të pasojë, trajner’-ishin fjalët e futbollistit që u zbuluan nga kamerat në anë të fushës së DAZN.
Rafael Leao u ndez pas një pasimi që mund të rezultonte i rrezikshëm që amerikani nuk ia dha. ‘Ta hajë dreqi, vëlla, ma kalo topin brenda’-ishte reagimi i portugezit, diçka që u konfirmua edhe nga Allegri, me trajnerin livornez që ia shfryn inatin asistentëve të tij për zgjedhjen e Pulisic: ‘Jepja topin në zonë! Këtë e con në portë, u bënë 2’. Por në fund Allegri zgjodhi të zëvendësojë Leaon dhe jo Pulisic duke rritur akoma më shumë zemërimin e këtij të fundit me luzitanin që po ecte ngadalë (sa solli edhe reagimin e Tares në tribunë)drejt pankinës duke bërtitur: ‘Duhet të pasojë topin, trajner’-ishte akuza e tij. Një tezë që gjeti mbështetjen e Allegrit: ‘Ke të drejtë, por tani qetësohu’. Por Leao ishte i papërmbajtshëm dhe përvecse refuzoi përqafimin e trajnerit, ia shfryn inatin pankinës duke e goditur me shkelma e me grushta duke thënë: ‘Luan gjithnjë vetëm dhe askush nuk thotë asgjë. Gjithmonë e njëjta gjë’.
Gjithsesi, pas përfundimit të ndeshjes gjithçka u zgjidh teksa pati një takim ballë për ballë mes portugezit dhe luzitanit me futbollistët që u sqaruan dhe në fund i dhanë duart njëri-tjetrit. Milani humbi mundësinë për të reduktuar në 5 pikë diferencën me Interin, por të paktën evitoi përplasjet brenda skuadrës dhe tani në Milanello është kthyer qetësia.
Top Channel