Europa League/Braga përmbys Ferencvaros, është skuadra e parë çerekfinaliste
Ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë së Parë dhuruan ‘lumë’ golash por dhe rezultate dramatike dhe çdo gjë është e hapur për verdiktet e këtij sezoni.
E vetmja sfidë që nuk pati gola ishte ajo e zhvilluar në Korçë mes Skënderbeut dhe Korabit që u mbyll me barazimin 0-0 ku u regjistrua një penallti e humbur nga Nasr që mund të ndryshonte fatin e takimit. Me këtë barazim, skuadra korçare vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 64 pikë, por tani ajo ndjen që Laçi i afrohet ndjeshëm me kurbinasit që mposhtën Besën me rezultatin 5-3.
Për bardhezinjtë shënuan Joel, Bibo, Tresa, Myrta dhe Muhammad, ndërkohë që për Besën lanë gjurmën e tyre Rrena me dy gola të shënuar dhe Rodrigo Migone. Fitore shënoi edhe Pogradeci që mundi Ilirinë me rezultatin 3-0 falë golave të Preknicajt, Lesai dhe Indio Oliveira me skuadrën liqenore që ruan diferencën prej 4 pikësh me Lacin e vendit të dytë dhe e shkurton në 5 pikë atë me Skënderben.
Fitore këtë mesjavë të Kategorisë së Parë shënoi edhe Kukësi që mundi Lushnjen me rezultatin 3-2 në sfidën direkte për mbijetesë me verilindorët që gjithsesi mbeten në vendin e fundit të klasifikimit. Sfidë për mbijetesë ishte edhe ajo mes Luftëtarit dhe Apolonisë, një sfidë që u mbyll në paqe me barazimin me të dyja skuadrat që mbeten në vendin e 9 dhe të 10.
Top Channel