Juventus-Vlahovic; pakt për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028
Kenan Yildiz që sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2030 shpjegon se sa e lehtë ishte që t’u thoshte sërish ‘po’ bardhezinjve.
‘Nuk kam luajtur kurrë për para, por për t’u përmirësuar, për mua është i rëndësishëm besimi dhe këtu e kanë treguar gjithnjë me mua, ndihem shumë mirë-tha Yildiz në një intervistë për të përditshmen Corriere Dello Sport-Juventus gjithnjë ka qenë në mendimet e mia dhe e dinin edhe prindërit e mi, e ardhmja ime është këtu. Jo si te Bayerni i Mynihut; kam qenë për 11 vjet dhe ishte gjithnjë dikush që ishte më i mirë se unë, ishte e natyrshme që të largohesha’
Përpara 3 vitesh, kur erdhi në Torino Yildiz gjeti Massimiliano Allegrin.
‘I detyrohem shumë, të gjithë këtë jetë për mënyrën si nisi-tha Yildiz-i jam mirënjohës edhe Montellas’.
Por tani në stol është Luciano Spalletti
‘Një teknik i madh, një njeri special, me emocione-shtoi mesfushori turk
Në moshën 21 vjeçare, Kenan Yildiz po tregon shumë maturi.
‘Shumë pak futbollistë ia dalin të ruajnë të njëjtin nivel paraqitjeje për 50 ndeshje-tha Yildiz-jam dakord që ndonjëhere ka edhe kritika, gazetarët këtë bëjnë; shkruajnë opinione. Përsa më përket mua, e di që duhet të përmirësohem shume, për shembull mjafton të shohësh Cristiano Ronado që në moshën 40 vjeçare ka një mentalitet fantastik’
Dhe në fund, Yildiz foli edhe për një krahasim që janë të shumtë që e bëjnë; atë me Alex Del Piero.
‘Nuk më pëlqen sepse unë sapo kam filluar, kurse ai është një legjendë botërore, është pjesë e historisë së Juventusit dhe futbollit-tha Yildiz-Dua të ndërtoj një histori krejtësisht timen dhe të lë diçka timen’
Top Channel