Finalet e kompeticioneve të UEFA, dalin në shitje biletat për publikun e përgjithshëm, ja sa kushtojnë
Sporting Braga është skuadra e parë çerekfinaliste në Europa League. Skuadra portugeze eliminoi në 1/8 e finaleve Ferencvaros teksa e mundi në ndeshjen e kthimit 4-0 duke përmbysur kështu humbjen e ndeshjes së parë 0-2 në Hungari.
Ishte një ndeshje ku protagonist për skuadrën luzitane u bë Ricardo Horta me këtë të fundit që hapi festivalin e golave për Bragën që në minutën e 11. Një gol ky që i dha krahë Bragës e cila vetëm 5 minuta më vonë e ndëshkoi sërish skuadrën hungareze duke e cuar rezultatin 2-0 me golin e Grillitsch duke vendosur totalisht në ekuilibër këtë përballje me Ferencvaros.
Dhe në fakt Braga nuk kishte të ndalur teksa në minutën e 34 shënoi edhe golin e tretë me Gabri Martinez duke e kthyer totalisht në favorin e saj raundin e 1/8 të finaleve. Në pjesën e dytë, Ricardo Horta ashtu sic e hapi serinë e golave në këtë ndeshje, edhe i mbylli ato duke fiksuar fitoren 4-0 me Bragën që kështu bëhet skuadra e parë çerekfinaliste e Europa League dhe tani pret kundërshtarin e radhës që do të dalë nga sfida mes Panathinaikos dhe Real Betis me skuadrën greke që ka avantazhin e fitores së parë 1-0 në sfidën e luajtur në Athinë.
Top Channel