‘Shkëndija’ Guardiola-Rudiger, për pak u përfshinë në sherr pas triumfit të Realit të Madridit ndaj Manchester City
Eliminimi në Ligën e Kampioneve ishte i vështirë për t’u kapërdirë nga Gigio Donnarumma që gjithsesi ka ende objektiva për të arritur deri në fund të sezonit.
Gjithçka nis me finalen e Carabao Cup kundër Arsenalit që do të luhet të dielën me Topcinjtë që tashmë janë në rrugën e tyre drejt titullit në Premier League, për të vijuar më pas me FA Cup.
Por javën tjetër është edhe takimi vendimtar i përfaqësueses italiane me playoffin e Botërorit 2026 me Të Kaltrit që do të luajnë gjysmëfinalen me Irlandën e Veriut
‘Kualifikimin në çerekfinale e humbëm në ndeshjen e parë, zhgënjimi është i madh, por duhet të ringrihemi sepse të dielën është finalja e Carabao Cup për t’u fituar-tha Donnarumma-me Kombëtaren kemi dy ndeshje të rëndësishme për t’u kualifikuar për në Botëror. Zhgënjimi sot është i madh, por do të ringrihemi më të fortë’.
Më pas Donnarumma analizoi se çfarë shkoi keq në përballjen e dyfishtë me Realin e Madridit. ‘Mendoj se kartoni i kuq ishte vendimtar, por futbolli kështu është, me episode sidomos në Ligën e Kampioneve-vijoi portieri italian-por unë jam krenar për shokët e mi të skuadrës, bëmë një ndeshje të madhe dhe 11 kundër 11 do të ishte ndryshe’.
Top Channel