Në sfidën Manchester City-Real Madrid, Bernardo Silva ndërhyn me krah dhe ndërpret një rast të pastër goli dhe ndëshkohet me karton të kuq. Deri këtu, gjithçka në rregull, por ajo që ndodhi në Barcelonë, la të pakënaqur shumë tifozë.

Në pjesën e parë të sfidës, Trippier mban Raphinan që ishte vetëm para portës bosh dhe arbitri akordon penallti me ndihmë e VAR dhe më pas nxjerr…kartonin e verdhë për futbollistin e Neëcastle. Një sjellje që në rrjetet sociale ka ngritur shumë dyshime dhe pikëpyetje me përdoruesit që pyesin se përse këto gjykime të ndryshme

Në fakt rregullorja thotë se ndëshkimi me karton të kuq për mbajtje kundërshtari të themi si lojtari i fundit, jepet kur mbrojtësi ndërpret një rast të pastër goli duke mbajtur sulmuesin pa tentuar të luajë topin. Faulli sjell një karton të kuq direkt nëse ndodh jashtë zone, ose brenda saj me mbajtjen që mohon mundësinë e të shënuarit.

Distanca nga porta; faulli duhet të ndodhë në një zonë pranë portës kundërshtare.

Drejtimi i aksionit; sulmuesi duhet të jetë drejtuar portës

Kontrolli i topit; duhet të jetë mundësia për të mbajtur ose për të fituar kontrollin e topit

Pozicioni i mbrojtësve; nuk duhet të ketë mbrojtës të tjerë në gjendje për të ndërhyrë e për të ndërprerë aksioni

Dhe nga këto sërish lind pyetja: Pse nuk u ndëshkua me karton të kuq Trippier? ‘Nuk po kuptohet më asgjë’-ankohen tifozët në rrjetet sociale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB