Një situatë groteske që u mbyll me një batutë. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Liverpool dhe Galatasaray për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Arne Slot u kthye të flasë për episodin që në 48 orët e fundit shkaktoi humor në rrjetet sociale.

Përpara fillimit të ndeshjes mes Liverpool dhe Tottenham, trajneri i Hotspurs, Igor Tudor u nis në drejtim të pankinës së The Reds për të shtrënguar duart me kolegun e tij. Por kroati u bë protagonist i një gafe teksa e ngatërroi holandezin me Allan Dixon, anëtarin e stafit të tij dhe Arne Slot e komentoi në këtë mënyre episodin.

‘Nuk e pashë momentin, por më treguan. Ka kaq shumë njerëz pa flokë dhe nga prapa të gjithë duken njësoj-tha Slot duke buzëqeshur-gjithsesi mendoj se ishte diçka argëtuese dhe në futboll është e nevojshme që gjërat të merren me mendje të lehtë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB