Ngjarja e rëndë në shtëpinë e futbollistit të Romës, flet mamaja e tij: Ma vendosën armën në fyt…

17/03/2026 20:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e Neil El Aynaoui, mesfushor i Roma.

Nëna e tij, Sophie, ka rrëfyer momentet e frikshme të një grabitjeje të ndodhur në vilën e tyre në zonën e Castel Fusano, në Romë. E kontaktuar nga mediat, ajo tregoi tmerrin e përjetuar gjatë natës kur disa persona të armatosur hynë me forcë në banesë, duke kërcënuar familjarët dhe duke marrë sende me vlerë të konsiderueshme. Sipas saj, grabitësit arritën të largohen me një plaçkë që përfshinte bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe çanta të markave të njohura.

“Ma vendosën armën në fyt, arrija vetëm të bërtisja për ndihmë”, rrëfeu ajo, duke përshkruar momentet e ankthit që përjetoi gjatë sulmit. “Morën gjithçka dhe u larguan”, shtoi më tej, ende e tronditur nga ajo që ndodhi.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, situata nuk pritet të ndikojë në praninë e lojtarit në fushë. El Aynaoui mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të UEFA Europa League kundër Bologna-s, që do të zhvillohet të enjten, në “Olimpico”.

Për gjendjen e tij dhe vendimin përfundimtar pritet të flasë trajneri Gian Piero Gasperini në konferencën për shtypin para ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB