Pas fitores në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, Joan Laporta në intervista të ndryshme foli për rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick.

Ishte kjo një temë që u përmend edhe në konferencën për shtyp të teknikut gjerman në prag të ndeshjes me Newcastle në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në fjalën e tij e la të kuptohet se ka nisur puna për këtë, por që ai nuk e ka me ngut pasi duhet të konsultohet me familjen e tij

‘Nuk është momenti për të folur për rinovimin-tha Flick-kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara. E gjithë bota e di që jam shumë i kënaqur këtu, por duhet të flas me familjen time. Do të kemi kohë për të folur, tani nuk është momenti’.

Flick më pas i shtangu të gjithë teksa shtoi se Barcelona do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij.

‘Këtu kam një familje të madhe dhe këtu kam mbështetjen e Barcelonës-shtoi Flick-por futbolli ky është. Jam këtu për të ndihmuar që skuadra të arrijë në nivelin më të mirë, por ka ende kohë. Nuk mendoj të largohem në një vend tjetër. Ky do të jetë klubi im i fundit, puna ime e fundit dhe jam shumë i kënaqur’

Trajneri gjerman foli edhe për takimin që presidenti Laporta pati me vetë Flick dhe futbollistët  me Flick që e duartrokiti vazhdimësinë sepse sipas tij jep stabilitet.

‘Është e rëndësishme të kesh një strukturë-tha Flick-kemi një strukturë të mirë që na jep stabilitet. Të gjithë ishim të lumtur për vizitën dhe na uroi fat për nesër’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB