Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa arriti ta mposhtë edhe në Stamford Bridge me rezultatin 3-0, duke e mbyllur raundin e 1/8 të finaleve me rezultatin e përgjithshëm 8-2 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e zgjidhi këtë ndeshje praktikisht që në pjesën e parë të saj.

Kvaratskhelia, që në minutën e 6-të, zhbllokoi rezultatin për parizienët, ndërkohë që 9 minuta më vonë Barcola ndëshkoi sërish londinezët, duke i dhënë avantazhin 2-0 skuadrës kampione në fuqi të Evropës.

Në pjesën e dytë, parizienët gjetën sërish golin, duke e çuar rezultatin në 3-0 me golin e Mayulu, për ta bërë akoma më të rëndë eliminimin e Bluve të Londrës nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube, ndërkohë që PSG do të presë fituesin e çiftit Galatasaray-Liverpool në çerekfinale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB