Federata Iraniane e Futbollit hapet për bisedime me FIFA për të tranferuar ndeshjet e kombëtares së saj të Botërorit të kësaj vere për në Meksikë.

Irani është programuar që të gjitha ndeshjet e tij të fazës së grupeve t’i luajë në SHBA, por tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar shumë probleme.

Ajo që e bëri të ditur pozicionin e Teheranit ishte ambasada iraniane në Meksike që ka folur për tratativat. Sipas Federatës Iraniane të Futbollit, vendimtare në këtë pikë ka qenë deklarata e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me sigurinë e kombëtares iraniane. 

‘Duke qenë se presidenti i SHBA, Donald Trump e tha në mënyrë eksplicite se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, me siguri nuk do të shkojmë në Amerikë-tha presidenti i Federatës, Mehdi Taj që më pas konfirmpoi-po negociojmë me FIFA që ndeshjet e Iranit të luhen në Meksikë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB