Episodi me Kalulu në ndeshjen e Juventusin mund të jetë një prej arsyeve shumë të forta për në Alessandro Bastonin për t’u larguar nga Italia të paktën kur Interi të nisë të arsyetojë për një shitje të mundshme në fund të sezonit.

Sirenat nga jashtë; Barcelona dhe ‘klima armiqësore’ në Itali. Sirenat nga Barcelona po bien prej kohësh dhe kjo nuk është diçka e re, por kurrë më parë si në këto javë po merr kaq shumë formë hipoteza, e hedhur ngha La Gazzetta Dello Sport, për një largim jashtë Serie A sepse në këtë moment në Itali, nuk ka asnjë tifozeri përvec asaj të Interit, që të jetë gati t’ia falë simulimin, por edhe për faktin se paga e tij prej 5 milionë eurosh frenon çdo skuadër italiane që të tentojë marrjen e tij.

Strategjia e Interit; përse të sakrifikojë Bastonin dhe jo Thuram? Me projeksionin e një viti me të ardhura inferiore në krahasim me vitin e kaluar për shkak të eliminimit të parakohshëm nga Liga e Kampioneve është e natyrshme që klubi zikaltër të shesë një futbollist me peshë; është çështje bilanci, por edhe vullneti për të riformuar një grup që ka dhënë shumë  duke nisur nga Conte, për të vijuar me Inzaghin dhe duke e mbyllur me Chivu. Për këtë arsye, Bastoni më shumë se Thuram mund të sjellë në arka ato 50 milionë eurot që duhen për të investuar te futbollistë të tjerë. Inter vë në bilanc edhe disa gabime, sidomos në ndeshjet evropiane që hapën kapitullin e reflektimeve.

Faktori Premier League; 50 milionë për të investuar. Përveç Barcelonës, edhe klube të Premier League mund të shfaqen në dyert e Interit; por në këtë moment si mbrojtësi  ashtu edhe klubi po mendojnë të fitojnë titullin dhe më pas do të ulen për të biseduar dhe për të kuptuar nëse rrugët do të mund të ndahen vërtet pas 7 sezoneve, 7 titujve dhe një dashurie pa kusht të tifozëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB