Qyteti antik në Bushat, të Vaut të Dejës ku prej vitesh po kryhen gërmime arkeologjike, është përfshirë zyrtarisht në hartën e trashëgimisë kulturore të vendit.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale është miratuar rregullorja që përcakton ruajtjen dhe administrimin e tij si zonë arkeologjike e kategorisë “A”.
Misioni arkeologjik do të rifillojë punën në muajin maj, dhe për të paktën pesë vitet e ardhshme do të vijojë angazhimi për të dokumentuar dhe zbuluar në detaje këtë qytet të lashtë.
Njohja si zonë arkeologjike e kategorisë “A” i jep qytetit të Bushatit një mbrojtje të veçantë dhe parashikon ruajtjen e saj në kohë.
Ky zhvillim pritet të shndërrojë zonën në një atraksion turistik të rëndësishëm për veriun e vendit.
Top Channel