Top Story/ Kur aktori Bekim Fehmiu mahniti Tiranën, takimet me Kadarenë dhe Agollin, pse nuk luajti në film?

16/03/2026 22:12

Top Story hyn në Kinostudio, aty ku negativët e filmit shqiptar mbahen me fanatizëm dhe rijetëzohen përmes dixhitalizmit.

Aktori Bekim Fehmiu, i cili preku majat e kinematografisë botërore, vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1972.

Fotot e takimit të tij u shfaqën në Arkivën Qendrore Shtetërore të Filmit, mes tyre edhe takime me shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Drejtori i AQSHF, Eljan Tanini tregoi detaje në intervistën me Grida Dumën.

Është një vizitë shumë unike e Bekim Fehmiut, aktorit të famshëm të “Odisjea”, vizita është e vitit ’72”.

I pyetur nëse do të luante ndonjëherë në film shqiptar, ai ishte përgjigjur “do të isha i lumtur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB