LIVE/ Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin! Mojtaba Khamenei në gjendje kritike
Shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, është diagnostikuar me kancer të gjirit.
Ajo u shpreh se do të vazhdojë detyrën dhe trajtimet, ndërsa tha se një në çdo tetë gra në Shtetet e Bashkuara do të përballet me këtë diagnozë.
“Çdo ditë, këto gra vazhdojnë të kujdesen për familjet e tyre, shkojnë në punë dhe shërbejnë me forcë dhe vendosmëri. Tani bashkohem në radhët e tyre”, tha 68-vjeçarja.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lavdëroi Wiles duke e quajtur “një luftëtare të jashtëzakonshme”.
“Susie, si një nga këshilltaret e mia më të ngushta dhe më të rëndësishme, është e fortë dhe e përkushtuar thellësisht për të shërbyer popullin amerikan”, shkroi Trump në platformën Truth Social. “Shumë shpejt do të jetë më mirë se kurrë!”
Wiles do të vazhdojë të punojë “gati me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë” ndërsa ndjek trajtimin, shtoi Trump.
Sipas BBC, Wiles është gruaja e parë që shërben si shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, një nga rolet më të rëndësishme në administratën presidenciale.
Top Channel