Pas humbjes me Lazion, Allegri: Shumë flisnin për titullin, por duhet të jemi realisë. Leao? Gjëra që ndodhin…

16/03/2026 09:59

Milani humbi shansin e artë për të shkurtuar diferencën me Interin dhe për të rindezur garën për titullin në Serie A, por kuqezinjtë nuk e shfrytëzuan këtë mundësi pasi humbën ndeshjen me Lazion në Olimpico dhe tani diferenca me Interin kryesues është 8 pikë

‘E dinim shkallën e vështirësisë së ndeshjes me Lazion që kishte sërish tifozët e daj në stadium dhe që i jepte shumë rëndësi sfidës-tha Allegri pas përfundimit të ndeshjes-duhet të ishim më të disiplinuar në pjesën e parë që të mos pësonim atë gol që pësuam. Pastaj gabuam shumë teknikisht duke lejuar shumë situata në fushë të hapur ndaj një Lazio që luan më shumë në vertikal. Nuk duhen pësuar gola të tillë’

Allegri foli edhe për objektivin sezonal që për të është pikërisht kualifikimi në Ligën e Kampioneve

‘Ishin të shumtë ata që flisnin për titullin, por është e nevojshme që të jemi realistë dhe të mendojmë për objektivin Champions, përndryshe rrezikojmë të shkatërrojmë atë çfarë kemi ndërtuar për 6 muaj-shtoi trajneri i Milanit

Gjatë ndeshjes, një episod që ra në sy ishte debati që Allegri pati me Leaon në momentin e zëvendësimit të portugezit.

‘Ishte nervoz në momentin e zëvendësimit-tha Allegri që zgjodhi të qetësojë ujërat-kishte disa situata ku ai mund të shërbehej më mirë. Janë gjëra që ndodhin gjatë një ndeshjeje. Donim të fitonim sepse gjërja e parë që donim ishte të shkëputeshim nga skuadra që na ndjekin. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të bëjmë më mirë në situata ndeshjesh si ato në pjesën e parë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB