VIDEO/Ndodh edhe kjo! Igor Tudor shkon të përshëndesë Slot, por ngatërron person…
Joan Laporta fitoi zgjedhjet presidenciale te Barcelona, një rezultat për të cilin festoi edhe vetë Hansi Flick me trajnerin gjerman që edhe më parë e kishte lënë të qartë se preferonte vazhdimësinë për t’i dhënë stabilitet projektit.
Flick i ka hapur tashmë bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën dhe praktikisht ishte arritur edhe pakti dhe pritej vetëm rizgjedhja e Laportës në krye të klubit katalanas. Marrëveshja mes palëve është zgjatja e kontratës edhe për një vit tjetët deri në 2028, një vit kur Hansi Flick pritet ta quajë të mbyllur ciklin e tij te Barcelona ku ai u transferua në vitin 2024
Bisedimet për rinovimin e Flick nisën në fund të vitit të kaluar, por gjithçka u mbyll në një takim mes Laportës, Flick dhe agjentit të tij Pini Zahavi të zhvilluar në muajin shkurt në Barcelonë. Trajneri gjerman preferoi që njoftimi për qëndrimin e tij në pankinën blaugrana që shtyhet për pas zgjedhjeve me Flick që donte të vazhdonte të ishte në pankinën e Barcelonës nëse vijonte projekti me Laportën në krye të klubit.
Tashmë Joan Laporta i fitoi zgjedhjet kështu që marrëveshja për rinovimin do të jetë e vlefshme dhe në pritje që Barcelona ta bëjë zyrtare atë. Hansi Flick gjithnjë ka dashur të rinovojë kontratat vit pas viti dhe në 2025 ai rinovoi deri në 2027. Ai nuk i preferon kontratat afatgjata edhe pse trajneri gjerman duket se po ndihet shumë komod në Barcelonë me trajnerin që i pëlqen jeta në qytet, ndërkohë që i pëlqen edhe projekti në qendër të të cilit janë futbollistët e rinj.
Sintonia mes Flick dhe drejtuesve të Barcelonës është totale teksa palët janë ulur tashmë për të diskutuar për të planifikuar të ardhmen. Me një pjesë të mirë të futbollistëve të blinduar, Deco ka detyrën për të nënshkruar me një qendërsulmues dhe një qendërmbrojtës të një niveli të lartë për të rritur akoma më shumë cilësinë e skuadrës.
Ndërkaq Flick beson se Barcelona duhet të vazhdojë të besojë te futbollistët e La Masia dhe për sezonin e ardhshëm ai dëshiron t’iu japë mundësinë 2 lojtarëve të rinj; Xavi Espart dhe Tommy Marques që të plotësojnë skuadrën përveç blerjeve të reja. Trajneri gjerman është i bindur se ata do të krijojnë një cikël fitues në vitet e ardhshme dhe do të krijojnë stabilitet edhe për të ardhmen e klubit.
Top Channel