Kombëtarja shqiptare e U21 ka gjetur një kundërshtar për një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në 30 mars në Antalia të Turqisë. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet pikërisht me Uzbekistanin në këtë miqësore.

Kujtojmë se Kombëtarja U21 do të luante këtë muaj 2 ndeshje miqësore me Japoninë dhe SHBA, por që u anuluan për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme që detyroi Federatat e këtyre dy skuadrave të anulojnë udhëtimet e tyre drejt Turqisë.

Kështu Federata Shqiptare e Futbollit arriti të gjejë një marrëveshje me atë të Uzbekistanit për të luajtur këtë miqësore në 30 mars në orën 14:30.

Ndeshja miqësore e Kombëtares U21 me Uzbekistanin është në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e 21 vjeçarëve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB