Nga frika te çlirimi, nga makthi për të parë Milanin 5 pikë prapa te realiteti i një pike më shumë i fituar kundrejt rivalëve në garën për titull. . Kjo është gjendja aktuale Interi që pati një të shtunë krejtësisht për t’u harruar dhe me heshtje shtypi në shenjë proteste kundër vendimeve arbitrare për golin e barazimit të Atalantës dhe për një penallti të paakorduar për faull të Scalvinit ndaj Frattesit.

Por në tërësi fundjava vetëm sa ia forcoi pozitat Interit që kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit e ka rritur në 8 pikë diferencën me Milanin, ndërkohë që rreziku të shihte diferencën të përgjysmuar pas vetëm në 2 ndeshje ishte i madh.

Pas ndeshjes me Atalantën, Chivu iu dha 2 ditë pushim futbollistëve për të rikuperuar energjithë psiko-fizike për ndeshjen e radhës që do të jetë ajo me Fiorentinën në ‘Artemio Franchi’ të Firenzes me skuadrën violë që është e etur për pikë në garën për mbijetesë.

Lajmi më i mirë për Interin është kthimi në fushë i Calhanoglu që nuk luajti në derbi dhe ndaj Atalantës për një problem në aduktor. Rikuperimi i mesfushorit turk është një lajm shumë i rëndësishëm për zikaltrit jo vetëm për organizimin e lojës, por edhe për faktin se shpesh turku i zgjidh ndeshjet me disa gjuajtje të tij duke shkurtuar kohëzgjatjen e aksionit për të surprizuar kundërshtarin.

Përsa i përket Lautaro Martinez, ende ka një pikëpyetje të madhe; sulmuesi argjentinas që pësoi një dëëmtim në ndeshjen e parë të playoffit me Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve, pritet të kthehet të stërvitet me grupin në pjesën e dytë të javës. Lautaro Martinez mezi po pret të kthehet të luajë, por te Interi nuk duan të rrezikojnë me të edhe pse i duhen golat e tij, ndërkohë që edhe Marcus Thuram nuk është në formën e tij më të mirë dhe e gjithë pesha e sulmit ka rënë mbi Pio Esposito. Në Firenzr do të mungojë edjhe Mkhitaryan që pati një problem muskular në ndeshjen me Atalantën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB