Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët e Vlorës dhe drejtuesit e pushtetit vendor

16/03/2026 16:30

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku zhvilloi takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Burime bëjnë me dije se takimi u mbajt në zonën e Plazhit të Vjetër. Kryeministri Rama, pasi ka qëndruar rreth 1 orë në një nga lokalet atje është larguar drejt Tiranës.

Takimi në Vlorë është organizuar nga vetë Kryeministri Edi Rama.

Në takim ka marrë pjesë ministrja për Parlamentin dhe deputetja e Vlorës, Erjona Ismaili, si dhe kryetarja bashkisë Brunilda Mersini.

Mes të ftuarve kanë qenë deputeti Vullnet Sina.

Në takim mësohet se është folur dhe për investimit që janë duke u kryer dhe është lënë detyrë për çdo drejtues dhe deputetët.

Top Channel