Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Inter-Atalanta u zhvillua pasditen e së shtunës, por polemikat sidomos për episodin mes Scalvinit dhe Frattesit për të cilin Interi pretendoi një 11 metërsh vazhdojnë.
Nga kamerat e DAZN në anë të stadiumit u shfaq një prapaskenë e re në lidhje me këtë episod.
Frattesi ra në tokë dhe kur shoku i tij i skuadrës në kombëtaren italiane, Scalvini iu afrua futbollisti i Interit tha: ‘Më godite, Scalvo, më godite. Të betohem për nënën time që më godite’. Ndërsa mbrojtësi i Atalantës u përpoq të justifikohej në këtë mënyrë: ‘Nuk dhashë asnjë shqelm, kisha ndaluar në vend’
Më pas Interi shkoi te arbitri Manganiello; thuajse 3 minuta pritje për të kuptuar vendimin final. Arbitri i ndeshjes nuk shkoi ta verifikojë as në VAR dhe Frattesi shpërtheu. ‘Shikoje! As një kontroll të vetëm? Si mund të bëni një gjë të tillë?-tha Frattesi
Gjithesei këto prapaskena nuk ndryshojnë vendimin përfundimtar dhe nuk akordojnë penalltinë për Interin.
Top Channel