Foto/ Kylie Jenner “rrëmben” vëmendjen e Oscars, ylli i showbiz-it shkëlqen në tapetin e kuq të Academy Awards

16/03/2026 09:41

Ylli i reality-show dhe sipërmarrësja e njohur Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Academy Awards, ku u shfaq me një fustan të kuq të ndezur dhe plot shkëlqim, ndërsa mbështeste të partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet.

Çifti mori pjesë në edicionin e 98-të të ceremonisë për ndarjen e çmimeve “Oscar”, ku Chalamet ishte një nga pretendentët kryesorë për çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në dramën “Marty Supreme”. Megjithatë, çmimi iu dha aktorit Michael B. Jordan për interpretimin në filmin “Sinners”.

Pak para ceremonisë, Jenner, 28 vjeçe, publikoi në Instagram një video ku zbulonte veshjen e saj për mbrëmjen. Ajo kishte zgjedhur një fustan elegant dhe të hapur në dekolte nga marka luksoze Schiaparelli, i cili theksonte linjat e saj trupore.

Në përshkrimin e videos, Jenner la të kuptohej se frymëzimi për pamjen e saj vinte nga personazhi i famshëm i animuar Jessica Rabbit.

Paraqitja e saj mori shumë komente pozitive nga miqtë dhe të famshmit e rrethit Kardashian-Jenner në rrjetet sociale.

Gjatë gjithë sezonit të çmimeve në vitin 2026, Jenner ka qenë shpesh në krah të Chalamet, i cili ishte ndër favoritët kryesorë pas fitores në Golden Globe Awards.

Dyshja janë shfaqur disa herë së bashku në evente publike, përfshirë edhe premierën e filmit në Los Angeles, ku u paraqitën me veshje të koordinuara me ngjyrë portokalli.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të spekulimeve. Në muajt e fundit u përhapën thashetheme për probleme mes tyre, sidomos pasi fansat vunë re një distancë gjatë një ndeshjeje të New York Yankees, ndërsa mungesa e Chalamet në festën e 70-vjetorit të Kris Jenner shtoi më tej zërat për një krizë në çift.

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, një nga arsyet e tensioneve mes tyre lidhet me faktin se Chalamet preferon ta mbajë marrëdhënien më private, ndërsa Jenner dëshiron ta ndajë më shumë me publikun.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB