Pas anulimit të dy miqësoreve, Kombëtarja U21 gjen kundërshtar për sfidën në 30 mars
Ervin Skela prej 5 vitesh është truri i akademisë së Eintracht Frankfurt. 49-vjeçari mban rolin e teknikut tek skuadra U19 e kësaj akademie, ku ka shkëlqyer e së bashku me skuadrën bardhezi ka shkuar deri në 1/8 e Youth League.
Në një rrëfim për FSHF TV, në serinë e reportazheve “Shqiptarët në Europë”, Skela ka treguar se një nga qëllimet e tij më të mëdha në jetë për të është që një ditë të jetë trajner i Kombëtares së Shqipërisë.
‘Ëndrra e çdo ish-futbollisti të Kombëtares që pretendon të jetë trajner, nuk diskutohet që është për të qenë një herë trajneri i Kombëtare. Për mua do ishte një ëndërr. Nëse një ditë do më kërkonte kombëtarja e Shqipërisë, për të cilën mendoj se është ende larg, në mënyrë absolute që do pranoja, do vija me biccikletë është një shprehje këtu në Gjermani. Do nisesha që tani, direkt’-tha Skela
Skela ka mbaruar kursin si trajner pranë FSHF-së, ndërsa pas karrierës si futbollist i është dedikuar futbollit gjerman. Ndër të tjera, vlonjati nuk e përjashton mundësinë e një aventure në Superiore, ndërsa zbulon se si futbollit dikur ka qenë Skënderbeu që ka kërkuar të firmosë me të.
‘Në vitet e fundit si lojtar, ka qenë Agim Zeqo, president i Skënderbeut asokohe, më ka ofruar që të bashkohesha me skuadrën korçare. Po bënin një ekip që donte të shkonte në Champions. Si trajner nuk kam pasur oferta, pasi njerëzit mendojnë se unë nuk kthehem në Shqipëri, pasi jam në Gjermani e këtu ndihem shumë mirë’-pohoi Ervin Skela
Top Channel