“Çerçizi” kujton miqtë te filmi “Liri a vdekje” pas 46 vjetësh, përlotet Timo Flloko kur kujton skenat

16/03/2026 22:54

Filmi “Liri a Vdekje”,  është një frymë që jeton në çdo akt heroik, në çdo komit që zbriti nga mali për liri e që rikthehet sërish i gjallë pas 46 vitesh, po njësoj, me një thirrje të fuqishme për atdhedashuri, sakrificë e qëndresë.

Restaurimi i filmit “Liri a Vdekje” është një akt që shkon përtej teknikës, është një shërbim ndaj kulturës dhe brezave të ardhshëm.

Në kohën tonë, kur historia shpesh rishkruhet, ky film mbetet një simbol i qëndresës, një thirrje që vjen nga e shkuara për të mos harruar rrënjët.

Për të rinjtë, është një dritare për të parë se si arti dhe kinemaja mbrojnë identitetin kombëtar. Rikthimi i tij në ekran është një kujtesë se liria nuk është e dhënë përgjithmonë, ajo fitohet, ruhet dhe përcillet brez pas brezi.

“Ky film ka 46 vite përpara. Njerëz ë shquar të këtij produksioni, të këtij filmi nuk janë më. U bëj homaxhe, që nga skenaristi i shquar Vath Koreshi dhe dy regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, kompozitorit të madh Kujtim Laro dhe shumë e shumë të tjerë”-u shpreh Timo Flloko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB