LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë
Sot zhvillohet një nga netët më të rëndësishme të industrisë së kinemasë botërore, ceremonia e Academy Awards, e njohur ndryshe si Oscars, në edicionin e saj të 98-të.
Spektakli prestigjioz që vlerëson filmat dhe artistët më të mirë të vitit do të transmetohet ekskluzivisht për publikun shqiptar përmes një maratone speciale në Top Channel dhe Top Albania Radio nën drejtimin e Blendi Salaj.
Ceremonia organizohet çdo vit nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences dhe konsiderohet si çmimi më prestigjioz në industrinë e filmit. Eventi zhvillohet tradicionalisht në Dolby Theatre në Los Angeles, ku mblidhen emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore për të festuar arritjet më të rëndësishme të vitit në ekranin e madh.
Edhe këtë vit gara pritet të jetë e fortë në kategoritë kryesore si “Best Picture”, “Best Director”, “Best Actor”, “Best Actress”, si dhe në kategoritë teknike që vlerësojnë punën pas kamerave. Filma që kanë dominuar festivalet dhe kinematë gjatë vitit janë në garë për statujën e famshme të artë, duke e bërë ceremoninë një nga momentet më të shumëpritura për adhuruesit e filmit.
Përveç ndarjes së çmimeve, ceremonia e Oscar është gjithashtu e njohur për momentet spektakolare në tapetin e kuq, performancat muzikore dhe surprizat që ndodhin gjatë mbrëmjes. Miliona shikues në mbarë botën ndjekin çdo vit këtë event për të parë jo vetëm fituesit, por edhe stilin, emocionet dhe momentet ikonike që krijohen në skenë.
Për publikun shqiptar, kjo natë do të vijë me një maratonë të veçantë transmetimi në Top Channel dhe Top Albania Radio, ku përpara dhe gjatë ceremonisë do të ketë diskutime me regjisorë, aktorë dhe producentë, analiza për filmat e nominuar dhe komentet më interesante nga bota e kinemasë. Gjithashtu, gjatë transmetimit do të prezantohen pretendentët kryesorë për statujat e arta dhe prapaskenat e filmave që kanë dominuar industrinë gjatë vitit. Mos e humbisni natën më të madhe të kinemasë botërore!
Top Channel