Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, skuadra londineze arriti të marrë një barazim 1-1 ndaj Liverpoolit dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve, por përsëri e ndjen hijen e ftohtë të zonës së rënies nga kategoria.

Liverpool zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 18 të sfidës teksa shënoi me Szoboszlai i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke mposhtur portierin Vicario.

Ky i fundit në minutën e 35 shpëtoi portën e tij nga pësimi i golit të dytë teksa ndali gjuajtjen e Gakpo, ndërsa në krahun tjetër, Alisson priti një gjuajtje me kokë të Richarlison

Ishtë pikërisht ky i fundit që në minutën e 90 kur u duk se Tottenham po arkivonte humbjen e radhës shënoi golin e barazimit në 1-1 për skuadrën e Hotspurs që mori kështu një pikë të çmuar, ndërkohë që Liverpool shkon në 49 pikë dhe arrin të parakalojë Chelsea duke ia marrë vendin e 5 në klasifikim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB