Pak ditë para sfidës me Poloninë, Rey Manaj lë fushën e lojës i dëmtuar…
Nëse mediat në Itali i japin të drejtë Mangianiello për golin e Atalantës, nuk ndodh kështu për momentin e kontaktit mes Scalvinit dhe Frattesit në zonë teksa të gjitha deklaruan se duhej akorduar 11 metërsh për Interin.
Mësohet se edhe vetë Shoqata e Arbitrave i dhanë të drejtë Interit të paktën në lidhje me episodin e penalltisë.
Paradoksi i precedentëve; rastet Dumfries-Alex Sandro dhe Darmian-Magnani. Një ngushëllim i lehtë ky, duke parë se tashmë barazimi është konfirmuar dhe lufta me Milanin për titullin. Hidhërimi zikaltër vjen edhe nga dy precedentë të ngjashëm me kontrastin Scalvini-Frattesi dhe me të cilat u ndëshkua pikërisht Interi. Në tetor të 2021 u akordua një penallti në favor të Juventusit pas një kontakti mes Dumfires e Alex Sandros ashtu sikurse edhe në janarin e 2024 kur u akordua penallti në favor të Veronës për kontaktin prekjen e Darmian mbi Magnanin
Polemika për caktimin e arbitrit të VAR në Inter-Atalanta, kush është Matteo Gariglio. Përveç Mangianiello, te Interi kanë mbetur të habitur edhe nga mos thirrja e arbitrit para monitorit të VAR ku ishte Matteo Gariglio, i mbështetur në AVAR nga një figurë eksperte si Daniele Chiffi. Sipac Corriere Dello Sport, përcaktimi i arbitrave VAR për një ndeshje kaq delikate kishte krijuar dyshime që në prag të asaj sfide; në 2023, Gariglio kishte dhënë dorëheqjen nga Komisioni Kombëtar i Arbitrave (CAN) pas vetëm 19 ndeshjesh në Serie A të gjykuara në 3 sezone për t’u ‘ngritur në detyrë’ në sallat VAR.
Top Channel