Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj.
Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire Mecorapaj ka marrë 496 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër, Darling Banushaj, e cila ka siguruar 106 vota. Në proces janë numëruar edhe 13 vota të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Nadire Mecorapaj shpallet zyrtarisht kryetare e re e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.
Ndërkohë Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale të kësaj force politike.
Në garën për drejtimin e PD Shkodër, Çylybyli siguroi 1083 vota, duke mposhtur rivalin e tij Gentian Ibro, i cili mori 687 vota.
Sipas organizatorëve, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme, ndërsa pjesëmarrja e demokratëve ka qenë e konsiderueshme.
Pas shpalljes së rezultatit, Çylybyli falënderoi të gjithë anëtarët që morën pjesë në votim dhe u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë. Ai u bëri thirrje demokratëve për bashkim.
Top Channel