Fshati Xarra, në Bashkinë e Konispolit, ka tashmë muzeun e tij etnografik, “Gjurmët e Mia”, një hapësirë ku prezantohen traditat, historia dhe kultura e fshatit për brezat e rinj.
Muzeu është ndërtuar si një “odë miqsh”, me oxhak në krye, mindere në qoshe dhe velenxa të shtruara në dysheme, dhe përmban dhjetëra objekte të dhuruara nga banorët: këmborë bagëtish, mullinj shtëpiakë, kostume popullore, mjete pune të tokës dhe sende të kulturës së gatimit.
Përurimi i muzeut u shoqërua me aktivitete kulturore dhe artistike, duke shërbyer si një shembull për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe edukimin e breza të rinj.
Ky muze është një shembull i bashkëpunimit të komunitetit dhe i përkushtimit për ruajtjen e traditave. Ai do të shërbejë si qendër edukimi dhe lidhjeje mes të kaluarës dhe brezave të rinj.
Top Channel