La Liga/ Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas.
Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq iu imponua Aston Villas në Old Trafford duke e mundur me rezultatin 3-1, një sukses ky që i jep mundësinë të shkëputet me 3 pikë nga Villans në vendin e tretë të klasifikimit.
Pas një pjese të parë pa gola, gjërat ndryshuan totalisht në 45 minutat e dyta të sfidës. Casemiro në minutën e 53 zhbllokoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga Michael Carrick, duke i dhënë avantazhin 1-0.
Por Aston Villa reagoi dhe në minutën e 65 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ross Barkley. Ekuilibri në rezultat rezistoi vetëm 6 minuta, pasi Manchester United shënoi sërish, këtë radhë me Matheus Cunha duke e çuar rezultatin në 2-1.
La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Benjamin Sesko i cili në minutën e 81 shënoi edhe golin që fiksoi fitoren 3-1 për Manchester United që shkon në 54 pikë, ndërkohë që Aston Villa mbetet me 51 pikë.
Në ndeshje të tjera në Premier League, Crystal Palace barazoi 0-0 me Leeds United. I njëjti rezultat 0-0 u pa edhe në ndeshjen tjetër atë mes Nottingham dhe Fulham.
Top Channel