Kristjan Shpendi bëhet me trajner të ri. Sulmuesi shqiptar është në radhët e Cesenas, e cila zyrtarizoi ardhjen në pankinën e saj të një emri të njohur të futbollit anglez, Ashley Cole i cili zëvendëson në këtë pozicion Mignanin të shkarkuar pas barazimit me Frosinone.

Cesena nënshkroi me Ashley Cole një kontratë deri në fund të sezonit me osion rinovimin e saj nëse plotësohen disa kushte të caktuara. Në stafin teknik të Ashley Cole janë edhe Jack Mesure(zëvendëstrajner), Giorgio D’Urbano (përgatitës atletik), Paolo Stringara (bashkëpunëtor teknik), Nicola Capellini (bashkëpunëtor teknik) dhe Federico Agliardi (përgatitës i portierëve).

I lindur në vitin 1980, Ashley Cole është një prej emrave më të njohur në futbollin anglez teksa në karrierën e tij si futbollist është aktivizuar me klube si Arsenal dhe Chelsea me të cilat ka mundur të fitojë 14 trofe në Angli ku përmendim fitoren e 3 titujve të Premier League dhe 7 herë FA Cup duke vendosur një rekord për këtë të fundit. Në 2019 Cole u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe nisi karrierën e trajnerit duke i bërë hapat e parë në këtë profesion në ekipet e moshave të Chelsea. Në 2021 ai ishte në stafin teknik të kombëtares angleze U21, ndërkohë që ka qenë edhe asistent i Frank Lampard te Everton dhe Ëayne Rooney te Birmingham. Në periudhën gusht-nëntor 2024 ai ka qenë në stafin teknik dhe të skuadrës së parë të Kombëtares angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB