Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë
Tani është zyrtare, Çmimi i Madh i Bahreinit dhe ai i Arabisë Saudite të programuara për t’u zhvilluar në muajin prill, do të fshihen nga kalendari i Botërorit të Formula 1 për shkak të luftës në Iran dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe nuk do të zëvendësohen.
Njoftimi është dhënë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Shanghai në prag të çmimit të madh të Kinës. Çmimi i Madh i Bahreinit ishte parashikuar të zhvillohej në 12 prill, ndërsa ai i Arabisë Saudit në 19 prill.
‘Edhe pse ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, është për fat të keq, vendimi i drejtë duke marrë parasysh situatën aktuale në Lindjen e Mesme-tha Stefano Domenicali, president dhe Shef Ekzekutivi i Formula 1- dua të përfitìoj nga rasti dhe të falenderoj FIA dhe promotorët tanë për mbështetjen dhe mirëkuptimin total të tyre, duke qenë se mezi prisnin që të na prisnin me energjinë dhe pasionin e tyre. Ne mezi presim të kthehemi sapo rrethanat të na e lejojnë’.
Për anulimin e garave në Bahrein dhe Arabinë Saudite foli edhe presidenti i FIA, Mohamed Ben Sulayem.
‘FIA do të vërë gjithnjë në vend të parë sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë dhe të kolegëve tanë-tha Ben Sulayem-pas një vlerësimi të kujdesshëm, morëm këtë vendim me shumë përgjegjësi. Vazhdojmë të shpresojmë në qetësinë, sigurinë dhe në kthimin e shpejtë të stabilitetit në rajon dhe mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga ngjarjet e fundit’.
Top Channel