Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë
Italia kthehet të fitojë një garë në Formula 1 dhe këtë e bëri falë Andrea Kimi Antonellit. Piloti 19 vjeçar nga Bologna triumfoi në Çmimin e Madh të Kinës, pikërisht 24 orë pasi u bë piloti më i ri që fiton një pole position në historinë e këtij botërori duke thyer rekordin e Vettel.
Një italian që gjen fatin në Gjermani. Histori e vjetër, por që është më aktuale se kurrë. Kimi Antonelli ishte vetëm 12 vjeç kur Shefi i Mercedes, Toto ëolff nënshkroi me të duke besuar gjithçka tek ai. E ardhmja ndërtohet në shtëpi, pak a shumë sic ka bërë edhe Ferrari me Leclerc dhe kështu kur Hamilton u largua, Antonelli i mori vendin, makinën, inxhinierin e pistës dhe tani edhe ‘vesin’; të fitojë me Mercedes.
Klubi i italianëve
Italia shkon në kuotën e 44 sukseseve në Formula 1. Fitorja e fundit ka qenë e Giancarlo Fisichella në 19 mars të 2006, plot 20 vjet më parë. Në atë kohë Antonelli nuk kishte lindur ende. Piloti i Mercedes bëhet i 16 që bën që në podiumin e një gare të ekzekutohet himni italian. Por vetëm 2 pilotë italianë kanë fituar botërorin e Formula 1, Giuseppe ‘Nino’ Farina në 1950, edicioni i parë i Formula 1 dhe Alberto Ascari në 1952 dhe 1953
Top Channel