“Unë nuk bëra asgjë dhe mora karton të kuq”/ Kaosi në Rrogozhinë, Tetova e ka me VAR-in: E tërhoqa ekipin sepse…
Tirana më në fund ka arritur fitoren e parë nën drejtimin e Orges Shehit, duke triumfuar me 1-0 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për mbijetesë, Bylisit.
Një fitore e vuajtur, e cila erdhi falë vetëm një rasti të vërtetë të krijuar nga bardheblutë gjatë gjithë ndeshjes.
Pjesa e parë kaloi në një ritëm të ngadaltë, me të dyja skuadrat që dukeshin të kujdesshme dhe pa dëshirë për të marrë iniciativa, megjithatë secila pikë ishte thelbësore për mbijetesën.
Në pjesën e dytë, Bylisi rrezikoi i pari dhe tronditi edhe shtyllën me Kamara, por lëvizjet e Orges Shehit në pankinë rezultuan vendimtare. Hyrja në fushë e Alvarezit dhe Tabekut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes: asistimi i Alvarezit për golin e Tabekut dha avantazhin e vetëm të ndeshjes për Tiranën.
Më pas, Bylisi përpiqej të rikthente rezultatin, por pa sukses, duke mos gjuajtur asnjëherë në kuadratin e portës. Pas kësaj, Tirana mund të festonte tre pikët e plota, një fitore e rëndësishme në serinë e tre ndeshjeve direkte për mbijetesë që kryeqytetasit i konsiderojnë vendimtare.
Rezultati përfundimtar:
Tirana 1-0 Bylis
67’ Tabeku
Top Channel