Pas mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina, u rikthyen garat e Kupës së Botës në skitë Alpine.

Këtë të shtunë u zhvillua gara e slalomit gjigant në ndalesën e radhës në Are të Suedisë dhe Lara Colturi regjistroi një rezultat shumë të mirë teksa në përfundim të të dy zbritjeve u rendit në vendin e 7 me kohën e përgjithshme 2 minutë 24 sekonda e 91 të qintat.

Në zbritjen e parë, Colturi e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 13 sekonda e 60 të qintat, ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores 19 vjeçare ishte 1 minutë 11 sekonda e 31 të qintat. Përsa i përket kryesueseve të kësaj gare, ajo që shënoi kohën më të shpejtë duke u shpallur edhe fituesja e kësaj ndalese ishte Julia Scheib me 2 minuta 22 sekonda e 41 të qintat. Në vendin e dytë u rendit amerikania Paula Moltzan, ndërsa në të tretin, neozelandezja, Alice Robinson e cila la pas në vendin e katërt kampionen olimpike në slalom, Mikaela Shiffrin.

Me vendin e 7 në Are të Suedisë, Lara Colturi mori 36 pikë për klasifikimin e përgjithshëm duke shkuar në kuotën e 503 pikëve dhe e sheh veten në vendin e 14. Në krye të klasifikimit të përgjithshëm është Mikaela Shiffrin me 1186 pikë e ndjekur nga Emma Aicher me 1066 në vendin e dytë, ndërsa në të tretin është Camille Rast me 963 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB