Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia raporton se ishte sulm me bombë

14/03/2026 09:11

Një shpërthim ndodhi ditën e sotme në një shkollë hebraike në Amsterdam.

Kryetarja e bashkisë së qytetit, Femke Halsema, tha se beson që shpërthimi që ndodhi gjatë natës ishte një sulm i synuar kundër komunitetit hebraik.

Policia dhe zjarrfikësit arritën të ndërhynin shpejt dhe dëmi në shkollë ishte i kufizuar.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar. Policia po shqyrton videot e kamerave të sigurisë, e cila duket se tregon personin që shpërtheu bombën.

Vlen të përmendet se shkollat ​​hebraike, sinagogat dhe institucione të tjera në të gjithë botën kanë rritur masat e sigurisë pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB