Në Emirates ka lindur ylli Dowman, ‘Kaka i ri’ dhe lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Premier League
Newcastle pasi i hapi probleme Barcelonës në Ligën e Kampioneve në mesjavë, pushtoi Londrën këtë të shtunë në kampionat teksa mundi Chelsea në Stamford Bridge me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 30 te Premier Leagues angleze.
Anthony Gordon u bë njeriu i ndeshjes për skuadrën e Newcastle që shënoi golin për Magpies që në minutën e 19 duke i dhënë kryesimin në rezultat 1-0. Pas pushimit të ndeshjes, Newcastle arriti të ruajë këtë avantazh të krijuar në 45 minutat e para deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit duke marrë kështu 3 pikët e kësaj ndeshjeje që e shohin Neëcastle që ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e 9, ndërsa Chelsea mbetet me 48 pikë në vendin e pestë.
Ndërkaq ajo që bie në sy këtë të shtunë humbja e Sunderlandit të Granit Xhakës në shtëpi ndaj Brightonit me rezultatin 1-0. Ai që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje për skuadrën mike ishte Minteh që shënoi në minutën e 58 duke i dhënë avantazhin 1-0 Brightonit, shifra që mbetën në fuqi deri në fund të 90 minutëshit me Sunderland që mbetet me 40 pikë duke e humbur shkëlqimin e pjesës së parë të sezonit teksa e sheh vetën në vendin e 13, ndërsa Brightoni ngjitet në vendin e 11, edhe ky me 40 pikë pas 30 javëve kampionat.
Top Channel