“Çfarë po bëni”? Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje
Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë.
Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës.
Presidenti gjithashtu kërcënoi se do godiste infrastrukturën iraniane të naftës nëse Teherani nuk lejon lëvizjen e lirë të anijeve të mallrave dhe të naftës e gazit natyror në ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar.
Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzin, por me kushtin që ngarkesat të tregtohen në juan kinez.
Përditësimet LIVE, 14 mars
Izraeli po përgatitet për një operacion tokësor në shkallë të gjerë në Libanin jugor, me qëllim “shpërbërjen” e forcave të Hezbollahut në jug të lumit Litani, sipas një raporti nga Axios që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.
08:24 “Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për një marrëveshje, por unë nuk e dua
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme.
Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme, në përgjigje të kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër infrastrukturës së naftës së Iranit.
Presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Truth Social, njoftoi një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke shkatërruar objektiva ushtarake në ishullin iranian Kharg, ndërsa paralajmëroi se lundrimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të mbrohej me çdo kusht.
07:48 Lufta në Lindjen e Mesme, Teherani godet ambasadën amerikane në Irak
Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për të transferuar uraniumin e pasuruar të Iranit në Rusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës kundër Teheranit, sipas Axios.
Irani po shqyrton mundësinë e lejimit të një numri të kufizuar cisternash nafte që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, me kusht që ngarkesa e naftës të tregtohet në juan kinez, tha një zyrtar i lartë iranian për CNN.
Top Channel