Greta është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Menjëherë pas përfundimit të pjesës së dytë, Greta vijoi debatin me Juelën dhe lëshoi një koment të rëndë ndaj saj.

Përpara se t’i komunikohej vendimi i Vëllait të Madh, të dyja banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës.

Juela: Kam një familje të nderuar në Milano, u babai im është shumë i nderuar. Nuk e di pse këto dy vajzat kanë futur familjarë në lojë. Kjo vajzë e dashur, që nuk kam guxim

Greta: Mesa duket është Juela që i bën vetë këto punët. Akuzon vajzat e tjera.

Juela: Ki guximin dhe prano se çfarë the. Pse nuk e the? Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.

Greta: Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë. Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.

Pjesa tjetër e banorëve gjithashtu e pranoi se e kishte dëgjuar komentin që Greta hodhi drejt Juelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB