Milan, Allegri këmbëngul: Për Ligën e Kampioneve na duhen edhe 5 fitore, shpresojmë që Sheva të na sjellë fat…
‘Blerja e Vlahovic për 70 milionë euro plus bonuse, ishte një operacion që duhej kryer’-Nuk ka dyshime për këtë ish Shefi Ekzekutiv i Juventusit dhe ish Shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene në lidhje me blerjen e sulmuesit serb nga Fiorentina që ndodhi pikërisht në periudhën e tij
‘Mbetem krenar për atë blerje, rikthimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm për të çuar Juventusin në Champions League-tha Arrivabene në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’-ndihem krenar kur shoh që luajnë titullarë lojtarë si Bremer, Locatelli e Gatti. Të gjithë futbollistë që i blemë unë dhe Cherubini’.
Arrivabene më pas theksoi se e sheh veten më shumë në Formula 1 se në futboll. ‘Do të thoja Formula 1, nuk do të shkoja jashtë sikur të më ofronin të gjitha paratë e botës. Ose Ferrari ose asnjë, por tani është Vasseur që e vlerësoj shumë-vijoi Arrivabene që më pas përmendi edhe operacionet për Pogba dhe Dybala. ‘Nuk pendohem që e rimora Pogba-shtoi ai-ndërsa për mosrinovimin me Dybalën nuk ndjej asnjë keqardhje. Ëndrra ime e merkatos është Donnarumma te Juventusi’.
Maurizio Arrivabene ishte i qartë edhe për të ardhmen e Luciano Spallettit.
‘Do të rinovoja kontratën me të, është një person që reflekton-tha Arrivabene që tha fjalën e tij edhe për Yildiz që u transferua në Torino në 2022, pikërisht në kohën kur ai ishte në postin e Shefit Ekzekutiv të Juventusit.
‘Unë nuk kam merita. Cherbubini dhe bashkëpunëtorët e tij ishin shumë të bindur-tregon Arrivabene-Yildiz ka klas dhe është i lidhur me fanelën; i uroj të fitojë me Juventusin, sa ka fituar Hamilton në karrierën e tij’
Top Channel