Kontestimet e Interit, reagon Palladino: Faulli ndaj Dumfries dhe penalltia, më thanë që ishin inekzistente
Polemikat e forta shpërthyen në San Siro për golin e barazimit të Atalantës të shënuar nga Krstovic në minutën e 83.
Gjithçka për shkak të një kontakti mes Dumfries dhe Sulemana që më pas gjuajti në portë duke impenjuar Sommer, topi i kthyer nga zvicerani u dërgua më pas në rrjetë nga Krstovic.
Arbitri Mangianello e sheh kontaktin, shumë i dyshimtë, në hyrje të zonës, por më pas vijoi lojën, ndërsa nga salla VAR pas kontrollit nuk e thirrën arbitrin te monitori për ta verifikuar vetë episodin.
Të shumta ishin protestat e Interit me në krye trajnerin Chivu, që në harkun e pak sekondave u ndëshkua me dy kartonë të verdhë që u shndërruan në të kuq. Në fund sfida u mbyll 1-1 me Interin që lëshoi sërish terren në këtë fazë të sezonit
Top Channel