Foto/ Çudira në Premier League, lojtarët e Chelsea-t rrethojnë përpara ndeshjes… arbitrin
14/03/2026 19:18
Gjatë përgatitjeve për ndeshjen e Premier League ndaj Newcastle, arbitri Paul Tierney u kap në një situatë të çuditshme duke qëndruar në mes të një rituali të ri të Chelsea para fillimit të takimit.
Ndeshja zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Stamford Bridge, ku skuadra e Liam Rosenior kërkon pikët e rëndësishme të kampionatit pas humbjes ndaj PSG-së.
Chelsea synon të ruajë shanset për Champions League, duke e ndjekur me kujdes Aston Villa dhe Manchester United.
Para fillimit të ndeshjes, yjet e Chelsea u mblodhën për një “pep talk” të fundit – me një ndryshim të veçantë. Arbitri u gjend pikërisht në mes të grupit, ndërsa kamerat e Sky Sports kapën momentin perfekt.
Top Channel