Formula 1/ Antonelli bën historinë në Kinë, bëhet piloti më i ri në histori që fiton pole position
George Russell dhe Mercedes bëjnë të tyre Garën e parë Sprint të sezonit në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik triumfoi në garën e shkurtër në pistën e Shanghai duke lënë pas dy makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.
Ky i fundit deri në mesin e garës prej 19 xhiros ishte në vendin e tij fillimisht Leclerc dhe më pas Antonellit. Por italiani, që bëri një start katastrofik të garës, u penalizua me 10 sekonda pas një incidenti me Red Bull e Isack Hadjar, një penalizim që e kreu në xhiron e 13 gjatë ndërhyrjes së Makinës së Sigurisë. Pas rinisjes së garës, Russell arriti të mbajë pas Leclerc duke kaluar i pari vijën e finishit me pilotin nga Monaco që u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, ndërkohë që Lewis Hamilton u rendit në vendin e tretë.
Pas pilotëve të Ferrarit, në vendin e katërt u pozicionua Lando Norris, ndërsa Antonelli duhet të kënaqet me vendin e pestë duke lënë pas Oscar Piastrin në vendin e 6. Klasifikimi i Garës Sprint vijon me Liam Lawson dhe Oliver Bearman në vendin e 7 dhe të 8, ndërkkohë që nuk shkoi më shumë se vendi i 9 Max Verstappen me Red Bull me holandezin që mbetet jashtë zonës së pikëve në këtë Garë Sprint
Pas Garës Sprint, Russell shkon në 33 pikë i ndjekur nga Antonelli dhe Leclerc me 22 pikë, ndërsa Hamilton është i katërti me 18 pikë, 3 më shumë se kampioni i botës, Lando Norris.
Top Channel