Andrea Kimi Antonelli me Mercedes fiton pole position në Çmimin e Madh të Kinës, i pari për të në këtë Botëror.

Piloti italian e përshkoi pistën e Shanghait me kohën 1 minutë 32 sekonda e 64 të mijtat  duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, George Russell që u rendit në vendin e dytë, kështu që vija e parë e startit të garës do të jetë e gjitha Mercedes. Për më tepër, Kimi Antonelli vendos edhe një rekord, bëhet piloti më i ri që fiton një pole position në historinë e Formula 1 duke thyer rekordin e Sebastian Vettel dhe është i pari italian që e arrin këtë pas thuajse 17 vitesh

Pas dy makinave Mercedes, vija e dytë në startin e garës pushtohet nga Ferrari me Leëis Hamilton në vendin e tretë me 351 të mijtat më shumë se Antonellit dhe Charles Leclerc në të katërtin me 364 të mijtat se piloti italian i Mercedes.

Në vijën e tretë të nisjes së garës do të jenë dy makinat McLaren me Oscar Piastrin dhe Lando Norris të pozicionuar respektivisht në vendin e 5 dhe të 6 që pasohen nga Pierre Gasly me Alpine në vendin e 7 dhe Max Verstappen me Red Bull në të tetin. Dhjetëshen më të mirë të provave zyrtare e plotësojnë Isack Hadjar edhe ky me Red Bull dhe Oliver Bearman me Haas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB