Telashe për Eden Hazard, është nën hetim në Belgjikë
‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë që vë përballë skuadrën kampione të Evropës me atë të Amerikës Latine mund të luhet në Milano. San Siro kandidohet si stadiumi ideal për të pritur këtë supersfidë e programuar të mbahet në 27 mars.
Fillimisht kjo ndeshje ishte programuar të luhej në Katar, por për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme u bë e nevojshme të gjendet një zgjidhje dhe madje sa më shpejt. Në ditët e kaluara, opsioni rezervë për këtë ndeshje dukej se ishte Santiago Bernabeu në Madrid, por CONMEBOL preferon një impiant neutral për të evituar një ndeshje të Argjentinës në transfertë.
Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe as të përcaktuar , por duket se në këtë çështje në tavolinë kanë mbetur 2 opsione; Milano dhe Lisbona. Kryeqyteti portugez është perfekt edhe në aspektin logjistik, por atraksioni i San Siros mbetet i paarritshëm dhe ceremonia e hapjes së Milano-Cortina mund të ndikojë që vendimi të marrë drejtimin e kryeqendrës lombarde
Argjentina në ndeshjen me Spanjën mund të ketë edhe një protagonist më shumë i cili nëse kjo sfidë do të luhet në San Siro do të jetë në shtëpi. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez që ka nisur punën në fushë për t’u rikthyer të luajë me Interin(me shumë mundësi në 22 mars ndaj Fiorentinës) dhe dëshiron që të grumbullohet edhe me kombëtaren për të tentuar të shtojë një tjetër trofe në palmaresin e tij.
Top Channel