“SHBA ka kërkuar shtyrjen e negociatave trepalëshe me Rusinë”, Zelensky: Negociatorëve amerikanë nuk iu lejohet të dalin nga vendi për shkak të luftës në Iran

13/03/2026 22:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe për të zgjidhur luftën me Rusinë, e cila tani është në vitin e saj të pestë.

Zelensky, komentet e të cilit u transmetuan nga disa media ukrainase pas përfundimit të vizitës së tij në Francë, tha se negociatorëve amerikanë nuk u lejua të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, Rusia nuk donte që bisedimet të zhvilloheshin në Shtetet e Bashkuara dhe sugjeroi Zvicrën ose Turqinë si alternativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB