“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi tregon në ‘Goca dhe Gra’: Kishim dyshime për…

13/03/2026 21:33

Modelja Adrola Dushi është bashkuar mbrëmjen e sotme në panelin e ‘Goca dhe Gra’.

Në mungesë të Sherina Spahiut, Adrola nuk ishte vetëm e ftuar speciale, por edhe bashkëmoderatore për këtë mbrëmje.

Gjatë emisionit, modelja ndau edhe disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital T, një marrëdhënie që u bë publike vetëm pak kohë më parë.

“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur.

Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo.

Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë”, u shpreh Adrola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB